Rusia nis prodhimin e vaksinës në seri, kur do të jetë gati për tregun

Bota
Rusia nis prodhimin e vaksinës në seri, kur do të jetë gati

Rusia ka prodhuar serinë e parë të vaksinës së saj të re anti-Covid, njoftoi të shtunën Ministria e Shëndetësisë.

Disa shkencëtarë thanë se kanë frikë se me këtë aprovim të shpejtë, Moska ka qëllim t'i japë rëndësi prestigjit kombëtar për garën e vaksinës, jo sigurisë që i jep njerëzve për shëndetin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rusia ka thënë që vaksina, pritet të dalë në fund të këtij muaji ndërsa po prodhohet nga Instituti Shtetëror Gamaleya. Rusia më 11 gusht, ishte vendi i parë në botë që regjistroi një vaksinë, duke e quajtur Sputnik V, njëlloj si sateliti i parë artificial i lëshuar në hapësirë nga Bashkimi Sovjetik.

Presidenti rus, Vladimir Puthin, bëri njoftimin e bujshëm duke thënë se ishin shteti i parë që solli vaksinën, por ka pasur dyshime mbi efikasitetin dhe sigurinë e produktit.

ME TE LEXUARAT