Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Refuzuan kthimin nga Kakavija, pala greke merr vendimin: Nga nesër hyjnë 750 persona në ditë

Situata e rënduar vijon në Kakavijë me qindra qytetarë që janë në pritje për të kaluar kufirin.

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Arben Joco, në një deklaratë për mediat njoftoi se asnjë shqiptar me dokumenta greke nuk do të mund të kalojë në shtetin helen pa pasur me vete testin negativ të Covid-19.

Joco tha se kjo varet nga vendimet e palës greke dhe se nga dita e nesërme do të hyjë 750 persona në ditë në Greqi.

“Do të jemi të gatshëm të veprojmë dhe kërkojmë bashkëpunimin e njerëzve. Presim që të marrim një njoftim nga pala greke

Ne kemi të drejtë t’i sqarojmë çfarë ka kërkuar pala greke dhe nga dita e nesërme askush nuk mund të kalojë pa pasur testin Covid-19.

Nga Kakavija në Greqi do hyjnë 750 persona në ditë,” tha Joco

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet