PD: 2 mënyrat si zgjidhet situata në Kakavijë! S'bëhet duke iu lutur palës greke siç bën Rama

Politikë
PD: 2 mënyrat si zgjidhet situata në Kakavijë! S'bëhet

Ish- ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka propozuar një zgjidhje për situatën e krijuar në Kakavijë. Mes akuzave për dështimin e kësaj qeveria, që ia faturon edhe radhën në Kakavijë, Shehu thotë se duhet të bëhet testim 24 orë falas të gjitha kapacitete.

"Testimin e vazhduar PCR, 24 orësh direkt në të katër pikat kufitare, duke aktivizuar të gjitha kapacitetet e mundshme laboratorike apo dhe te tjera të kontraktuara nga jashtë, sic bëhet kudo në botë. Ky duhet të jetë propozimi i pare i yni ndaj palës greke, e cila çdo ditë po realizon për shqiptarët në kufi më shumë testime sesa shteti ynë bën në të gjithë vendin, pikërisht për të përmirësuar gjendjen aktuale e për të filluar lehtësimin e regjimit të kalimit te qytetareve tanë në tërësi jo vetëm drejt Greqisë, por më tej dhe vendeve të tjera. Gjithashtu është i domosdoshëm edhe realizimi në nivel vendi minimalisht të 2500 testeve te tjera PCR ditore gratis, përvec disa mijëra serologjike", shkruan Shehu.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk i është gjendur pranë qytetarëve në momentin që ata kanë pasur më shumë nevojë.

"Rama i dështuar, gjendja tragjike kufitare nuk zgjidhet me “arnime”! Situata në përkeqësim aty, që ka si arsye keqmernaxhimin e pandemisë prej tij duke na futur në një krize të rëndë shëndetësore e izolim, të identifikuar si “Delja e zeze Covid” në Europë, kërkon një zgjidhje afatgjate e jo vetëm për 24 ore! Një nga shkaqet kryesore të kësaj është numri i ulët afrikano qendror i testimeve dhe bllokimi me dhunë si talebanet i laboratorëve për shumë muaj, duke krijuar një dem të pallogaritshëm në nivelin shëndetësor dhe izolimin e vendit, që, tani, duhet kohë për t’u rikuperuar. Rama nuk mund të fshehë pergjegjësitë e tij. Gjendja nuk përmiresohet duke u sjelle si një “ufo” i sapoarritur në Shqiperi, as si “struci”, apo vetëm duke ju lutur palës greke në këto momente shumë të veshtira për sot dhe për nesër", përfundon Shehu.

ME TE LEXUARAT