Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pala greke lëshon ‘pe’, shtyhet sërish afati për kalimin në Kakavijë: Do të futen në Greqi të gjithë ata që presin

Me sa duket pala greke ka vendosur të lëshojë ‘pe’ në lidhje me afatin e përcaktuar për sot në mbrëmjen në orën 22:00 sa i përket kalimit të qytetarëve shqiptar në vendin e tyre.

Vetëm mbrëmjen e kaluar pas krijimit të kaosit të pazakontë, u arrit marrëveshja e shtyrjes së afatit me 24 orë të kalimit të qytetarëve që ndodheshin në radhët kilometrike në Kakavijë dhe Kapshticë, ndërsa sot mësohet se është bërë një tjetër tolerim nga vendi fqinj.

Aktualisht, siç raportuam pak më herët, radha e mjeteve në Kakavijë është rreth 1 km, ndërsa krahasuar me mëngjesin e sotëm apo një ditë më parë, është disa-fish më e vogël.

Tolerimi nga Greqia më e sa duket është bërë për shkak të intensitetit të lartë me të cilin është punuar, ndërsa afati i përcaktuar për në orën 22:00 është i pamundur që edhe pjesa e mbetur e qytetarëve të futen në shtetin helen.

Kujtojmë se Greqia në bazë të masave të marra për parandalimin e pandemisë, kishte vendosur që mbrëmë në mesnatë, të mos lejonte kalimin në kufirin e saj të më shumë se 750 qytetarëve nga Kakavija dhe 300 të tjerëve nga Kapshtica në harkun kohor të 24 orëve.

Një protokoll i tillë ishte përcaktuar të vihej në zbatim para mesnatës së sotme, por është vendosur, për një afat të pacaktuar që kufiri të qëndrojë i hapur edhe për të paktën disa orë.

Nga dita e nesërme qytetarët që futen përmes territorit shqiptar në atë grek do të duhet të kenë me vete certifikatën që provon se e kanë bërë testin për Covid-19 dhe kanë përgjigje negative.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet