Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

OBSH njofton shifra alarmante, ‘shpërthejnë’ rastet me koronavirus në gjithë botën

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sot është arritur një tjetër rekord të numrit të personave të infektuar me Covid-19 në mbarë botën. OBSH raportoi se globalisht më shumë se 294 mijë raste u konfirmuan brenda 24 orëve nga virusi korona, shifër e cila thuhet të jetë më e larta që nga shpërthimi i pandemisë.

Ndërkohë, në bazë të raporteve që kanë bërë mediat e huaja, numri i përgjithshëm i të infektuarve në botë ka shkuar në 21 milionë, ndërsa 771 mijë persona kanë ndërruar jetë.

Listën e vendeve më të prekura në glob e ‘udhëheq’ SHBA i cili është vendi që ka konfirmuar deri më tani rreth pesë milionë të infektuar dhe 170 mijë viktima. Pas SHBA-së, radhitet Brazili në vendin e dytë me rreth 3.3 milionë raste, dhe më pas vjen India e cila ka konfirmuar deri më tani rreth 2.5 milionë të prekur.

Rritje të dukshme të rasteve po raportohen edhe në disa vende të Evropës, pasi vetëm të shtunën Franca raportoi 3,310 raste të reja nga virusi, ndërsa Britania e Madhe konfirmoi rreth 1,000 raste për të pestën ditë radhazi. Vendet e mëdha të BE-së javët e fundit patën shënuar një rënie të numrit të infektimeve të reja si dhe të vdekshmërisë, por ato kanë ardhur duke u shtuar, ç’ka ka rindezur alarmin për vigjilencë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet