Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Na lanë nga murtaja Covid”, kryebashkiaku ndan lajmin e hidhur: S’kam fjalë me përshkru dhimbjen që kam…

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka humbur nga Covid-19 dy miqtë e tij, Artur Voji dhe Ndue Ndoci, i pari drejtori i IT në një bankë ndërsa i dyti drejtues në një sërë institucionesh apo pozicionesh brenda Partisë Socialiste.

Ndreu thotë se nuk ka fjalë ta përshkruajë dhimbjen që i ka shkaktuar largimi i tyre, ndërsa përmend edhe cilësitë e secilit.

Postimi i Ndreut në Facebook:

Per Artur Voji dhe Ndue Ndoci qe na lane nga murtaja Covid skam fjale me pershkru dhimbjen qe kam ! Artur Voji, komshiu im, bashkemoshatar i Bertit, vellait tim. Nje djale i perkryer, Drejtori i IT te Tirana Bank. Pedagog te Fakulteti Shkencave te Natyres. Nje prind i mrekullueshem i dy djemve dhe nje perfaqesues i nje gjenerate ku ai shkelqente ne cdo aspekt. Ehhhh..cfare djali ! Lamtumire fort i dashuri yne Artur Voji !

Ndue Ndoci, plot miresi ne zemer, i qeshur, i dashur, i zgjuar. Ai meriton cdo fjale zemre, sepse zemren ai e vendoste gjithmone ne dispozicion te miqve, shokeve dhe te dashurve te familjes. Kush e njohu dhe nuk e deshi ! Ai luftoi gjate me semundjen, gati e mposhti duke na dhene shprese. Por nuk qe e thene ! Ndue Ndoci lamtumire ! Do na mungosh fizikisht, por ne shpirt do te kemi gjithmone, sepse ishe gjigand si njeri !

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet