Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Gjykata e Pogradecit shpall moskompetencën për atentatin në Tushemisht, cakton masën vetëm për ‘armëmbajtje pa leje’

Gjykata e Pogradecit ka shpallur moskompetencën për arrestimin e Meardi Berberit, Ilir Kaloshin dhe për pronarin e garazhdit në Lushnje ku u gjetën armët.

Ndërkohë u dha masa “Arrest me burg” për 3 të arrestuarit e tjerë të cilët akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe jo për ngjarjen në hotelin ‘Voloreka’ në Tushemisht, pasi nuk ka kopetencë duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës.

Seanca e masës së sigurisë u zhvillua sot në Gjykatën e Pogradecit nën masa të rrepta policore.

Një nga 7 të arrestuarit për atentatin në Hotelin në Tushemisht “Voloreka” disa ditë më parë, është edhe Meardi Berberi, ndërsa dje ai u ndalua në Tiranë bashkë me Anterio Kaloshin. Të dy personat njihen me precedent penal, ndërsa Berberit, rreth dy muaj më parë i ka mbërritur formulari i vetëdeklarimit të pasurisë nga OFL.

Berberi, banues në Pogradec, rezulton të jetë i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Meardi Berberi ka qenë edhe pjesë e strukturave vendore të bashkisë së Pogradec ku ishte i punësuar pranë Ujësjellës Kanalizimeve, ndërkohë që në vitin 2016, ai pati një konflikt me kreun e Ujësjellësit pasi ky i fundit e uli në detyrë nga drejtor juridik në punonjës të thjesht.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet