Formacioni i vitit në Serie A/ Gjimshiti nderon shqiptarët, 'krah për krah' me Ronaldon në 11-she

Sport

Faqja “Wyscout” ka publikuar formacionin më të mirë të sezonit në Serie A të Italisë.

Në mesin e 11 futbollistëve më të mirë gjendet edhe lojëtari i Kombëtarës së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, i cili momentalisht luan tek skuadra e Atalantas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por befasia e këtij formacioni mbetet mospërfshirja e Paolo Dybalas ani se është zgjedhur futbollisti më i mirë i këtij viti në kampionat.

Formacioni më i mirë përbëhet nga C.Ronaldo, Immobile, Insigne, Gomez, Alberto, Kulusevski, Gosens, Gjimshiti, Toloi, Faraoni, Szczesny.

ME TE LEXUARAT