Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Dritë jeshile për emigrantët në Kakavijë, deri në orën 22:00 mendohet se do të kalojnë të gjithë qytetarët

Radha e automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës është ulur ndjeshëm. Fatmirësisht pritja e gjatë e shumë emigrantëve shqiptarë tashmë po mbaron.

Deri më tani nga ora 00:00 kanë kaluar në Kakavijë 1431 shqiptarë, 609 shtetas të huaj si dhe 850 automjete.

Sipas burimeve radha është deri në 2 km nga pika kufitare.

Në Jorgucat, Tepelenë dhe Gjirokastër janë vendosur postblloqe policie për të mos lejuar më automjete, për t’u bashkuar makinave në pritje.

Deri në orën 22:00 mendohet se do të kalojnë të gjithë qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet