Denoncimi i PD, Spahia: Në spitalin Covid-1 mungon analiza e troponinës, SPAK të hetojë sa më parë

Politikë
Denoncimi i PD, Spahia: Në spitalin Covid-1 mungon analiza e

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, denoncon në ‘Faceboon’ se në spitalin Covid-1 mungon analiza e troponinës, që sipas tij, është tejet e nevojshme në kardiologji.

Spahia i bën thirrje SPAK të hetojë sa më parë autoritetet, teksa thekson se po keqmenaxhojnë pandeminë e koronavirusit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë i Spahisë:

SPAK TE HETOJE SA ME PARE AUTORITETET PER KEQMENAXHIMIN E PANDEMISE!!!

Megjithe urdherat e kercenimet e militanteve partiake ne institucionet shendetesore, situata kaotike ne menaxhimin e kesaj pandemie nuk fshihet dot! Vijojne mungesat ne spitalin Covid1, analiza e troponines tejet e nevojshme ne kardiologji, pasi sherben, per matjen e niveleve te kesaj enzime ne gjak. Konkretisht verifikon demtimet e muskulit kardiak, ne rastet e iskemive cardiake dhe infarkteve. Kjo analize behet akoma me e rendesishme kur eshte faktuar tashme se keto demtime jane shpesh edhe pasoja te konstatuara nga prekja e organizmit prej Covid-19. Kjo mungese ne situate kritike pandemie eshte e pabesueshme!!! Sic shihet nga denoncimet, investimi me i madh behet per ta fshehur kete situate, e jo per ta vene nen kontroll! Mungesa e transparences, e vetmja strategji e kesaj qeverie fsheh nje kolaps qe vazhdon sepse nuk ka vullnet per ta vene nen kontroll! SPAK duhet te nxjerre nga sirtaret dosjet e denoncimeve qe ne nisje te pandemise dhe te hetoje edhe kete situate te re qe po shperfaqet prej dy javesh. Heshtja e qeverise vijon e pacipe ndersa numri i viktimave rritet bashke me denoncimet si te familjareve, ashtu edhe te mjekeve te pergjegjshem! Kjo situate duhet hetuar, sic po ndodh edhe ne vende te tjera, me me pak problematika. Pergjegjesit duhet te dalin para drejtesise e mos te bejne me teper dem ne drejtim te shendetit dhe jetes te qytetareve!

[gallery ids="1055322,1055321"]

ME TE LEXUARAT