Adoleshentja 13-vjeçare lind vajzë, mbeti shtatzënë me djalin 10-vjeçar

Bota

Një vajzë 13 vjeç,nga Rusia, e cila disa muaj më parë deklaroi se kishte mbetur shtatzënë me një djalë 10-vjeç, ka sjellë në jetë vajzën e saj. Darya Sudniynikova u bë e famshme pasi deklaroi publikisht se ishte në një lidhje me djalin 10 vjeçar, i quajtur Ivan.

Megjithatë, ajo më vonë pati dhënë një deklaratë konfuze, ku zbuloi se ishte dhunuar në qytetin e saj të lindjes Zheleznogorsk, nga një djalë i moshës 16 vjeç. Ajo ende nuk ka publikuar një fotografi të fëmijës, e cila peshonte mbi tre kg, por ka thënë se lindja ishte shumë e vështirë dhe e lodhshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë policia po heton rastin dhe pritet të marrë një mostër ADN-je nga vajza e porsalindur, me qëllim vërtetimin e asaj që ka deklaruar 13-vjeçarja se ishte përdhunuar nga adoleshenti. Është zbuluar se kohët e fundit ajo ishte urdhëruar të hiqte një postim në lidhje me sulmin e dyshuar seksual.

ME TE LEXUARAT