Zbulohen parcela droge pranë liqenit, 11 të arrestuar në Tiranë

Aktualitet
Zbulohen parcela droge pranë liqenit, 11 të arrestuar në

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditët një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Janë vënë në pranga edhe 11 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale dhe në zbatim të planit të veprimit të DVP Tiranë “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020”, organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 19 vjeç dhe I. XH., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, Njësia Administrative Vaqarr, shërbimet e Policisë konstatuan në një sipërfaqe të shpyllëzuar, e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, disa bimë të mbjella, të dyshuara si bimë cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit F. XH. dhe I. XH., të cilët dyshohet të jenë kultivuesit e këtyre bimëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, i shtetasit E. GJ., 22 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini”, në ambientin e një bar-kafeje ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Nga Seksioni për hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Q., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Marikaj, në një pikë karburanti, ka përdorur një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar e fallsifikuar.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në baahkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit SH.M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. XH., 50 vjeç dhe L. XH., 48 vjeç, pasi në fshatin Luz i Madh, Rrogozhinë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, duke i shkaktuar dëmtime në trup njëri-tjetrit. Shtetasi G. XH. ka goditur me mjet prerës shtetasin L. XH., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L. SH., 52 vjeç dhe M.S., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-I. G., 45 vjeç, pasi në rrugën “Muzaket”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

•E.I., 48 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l.

-A. A., 20 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, ditën e djeshme ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin e mitur me iniciale G. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim R. S., 28 vjeç pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT