Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ronaldo më i paguari në botë, e ndjekin Neymar dhe Messi

Futbollisti Cristiano Ronaldo, edhe pse i nisi më shpejt seç shpresonte pushimet e tij, pas eliminimit nga Lyoni, mbetet gjithsesi futbollisti më i paguar i globit, edhe për sezonin 2019-2020.

Këtë e konfirmon e përditshmja prestigjioze “France Football”, e cila ka listuar renditjen e futbollistëve më të paguar në Europë, që janë njëkohësisht edhe të globit, ku ai që kryeson është juventini me 756.8 mijë euro në javë.

I dyti është asi i PSG-së, Neymar, me 660 mijë euro në javë, ndërsa në shkallën e fundit të podiumit qëndron fenomeni i Barcelonës, Lionel Messi.

Lista vazhdon edhe me kampionë të tjerë si Andres Iniesta, i cili edhe pse vendosi të tërhiqet, në kontratën e fundit me japonezët e Kobes fitonte 467.5 mijë euro në javë, e kështu me radhë, Hazard, Mbape, Lewandowski e deri te Sterling.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet