Muller pas ndeshjes me Barcelonën 8 me 2: Është e vështirë ta shpjegosh...!

Sport
Muller pas ndeshjes me Barcelonën 8 me 2: Është e

Futbollisti Thomas Muller shënoi dy gola dhe dha një asist në ndeshjen e çmendur ndaj Barcelonës. Gjermani foli për mediat pas ndeshjes ku tha se ekipi i tij po kalon një formë të pabesueshme dhe synimi kryesor është fitimi i Champions League.

“Është e vështirë ta shpjegosh. Skuadra jonë është në një formë të pabesueshme. Faleminderit për trofeun e “Njeriut të ndeshjes”, por në kemi 12 apo 15 lojtarë që e meritojnë këtë. Ne punojmë me kaq intensitet ndaj është e vështirë të na mundësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sot u argëtuam shumë, nuk ka rëndësi se cilët janë emrat e futbollistëve përballë. Sigurisht, Barcelona është një skuadër speciale, duhej të ishim më agresivë dhe të sulmonim me vazhdimësi. Kur ata bëjnë presing dhe driblojnë, nuk është problem. Kur kemi topin, ne kemi kaq shumë talent në fazën ofensive.

Mund ta imagjinosh që ndihesh mirë pas kësaj ndeshje, por duhet të jemi të qetë dhe të rikueprojmë. Duhet të jemi shumë të lumtur. Nesër në mëngjes, do të zgjohemi dhe do t’u përgjigjemi mesazheve nga shtëpia dhe nga e gjithë bota. Pastaj do të duhet të përqendrohemi në ndeshjen tjetër. Jemi këtu për të fituar finalen”- tha Muller.

ME TE LEXUARAT