Zbulohet si do të testohet vaksina amerikane anti-Covid

Bota
Zbulohet si do të testohet vaksina amerikane anti-Covid

Shkencëtarët amerikanë i kanë nisur përpjekjet për ta krijuar një tip të koronavirusit të ri, që do të përdoret në njerëz vullnetarë të shëndetshëm, që do të infektohen qëllimshëm, për ta testuar vaksinën kundër Covid 19. Sipas Reuters, një studim i tillë konsiderohet kontrovers.

Puna rreth këtij studimi, njoftohet se është në fazën preliminare dhe prova të tilla me pacientë nuk do t’i zëvendësojnë testimet e shkallës së gjerë të fazës së tretë, që janë duke ndodhur në SHBA për zbulimin e vaksinës anti Covid 19, nga Kompania Moderna dhe Pfizer.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zyrtarë amerikanë që janë marrë më luftën kundër pandemisë kanë qenë nën presion nga grupet avokuese si ajo “1 Day Sooner” dhe tjerë që i shohin testimet e këtilla si rrugë më të shpejtë për vaksinën kundër Covid 19. Siç dihet shumica e testimeve bazohen në infektime të paqëllimshme, të cilët mund të marrin kohë për të ndodhur.

Disa prodhues të barnave përfshirë AstraZeneca (AZN.L) dhe Johnson&Johnson (JNJ.N), kanë thënë se do t’i konsiderojnë të ashtuquajturat testime sfiduese njerëzore, për ta testuar efikasitetin e vaksinës kundër Covid 19, nëse është e nevojshme.

ME TE LEXUARAT