"Po na vrasin", revoltë në Kakavijë, qytetarët dalin nga makinat, situata alarmante

Aktualitet
"Po na vrasin", revoltë në Kakavijë, qytetarët
Situata në Kakavijë sa vjen e përkeqësohet pasi qytetaret kane tri dite qe presin per te kaluar kufirin ne kushtet e temperaturave tejet te larta.
Mijëra qytetarë janë duke pritur në radhë, e cila shkon gati 20 kilometra, pasi pala greke punon me personel të reduktuar. Qytetarët që kanë tre ditë që po presin, duke u tor turuar kanë nisur revoltën dhe kërkojnë të kalojnë në Greqi. Ata kanë dalë nga makinat e tyre dhe në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar asnjë makinë që të kalojë. Përveç problemit të pritjes në radhë, mund të krijohen vatra të reja të COVID, pasi qytetarët kanë krijuar grumbuj.

ME TE LEXUARAT