Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Momente shprese në Bejrut, mjeku hero asiston në lindjen e foshnjës pavarësisht plagëve të marra

Në momentin e shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, në spitalin afër portit lindi një foshnje që do të quhej Nabil.

Nën dridhjet e tmerrshme dhe rrënimit të përgjithshëm e dritaret e shkatërruara që mbulonin trupin e nënës e godisnin mjekun, ishte zëri i foshnjës Nabil që vazhdoi të dëgjohej edhe kur vdekja e tmerri kishte kapluar çdo gjë.

Mjeku nuk u zmbraps në asnjë moment, por vazhdoi procesin e lindjes edhe pse trupi i tij po mbulohej nga gjaku.

Pavarësisht plagëve të tij, mjeku solli në jetë një foshnje. Kjo ngjarje tregon se pavarësisht humbjeve të jetëve, jeta do të vazhdojë të lulëzojë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet