Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Me thikën në fyt, i merr 150 euro të miturit në Itali/ Tatuazhi i famshëm fundos të riun shqiptar

Një i ri 20 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi kërcënoi një të mitur, 17 vjec nga Milano. Ai i vuri thikën në fyt duke i thënë: “Më jep paratë ose të marr jetën”. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në Riccione të Italisë.

I riu shqiptar siguroi 150 euro nga kërcënimi dhe u largua me bicikletë drejt bregdetit, për të rënë më pas në duart e policisë. Falë një tatuazhi shqiponje në dorë, u zbulua menjëherë identiteti i tij.

Ai akuzohet për grabitje dhe u dërgua në burg, ndërsa mbetet në pritje të seancës së vlerësimit të masës së sigurisë.

Paratë, të gjetura në pantallona të shkurtra, iu kthyen pronarit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet