Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Mbyllet sërish dogana e Kakavijës/ Mijëra shqiptarë mbeten rrugëve në pritje

Vizita e ministres Olta Xhaçka nuk e ka lëkundur aspak qëndrimin e qeverisë greke përballë nevojës për kalim në doganën e Kakavijës.

Radha e krijuar prej afro 20 km do të vijojë të jetë po e njëjta dhe gjatë natës. Punonjësit e turnit në palën greke kanë njoftuar mbylljen e kufirit pas orës 23:00.

Mijëra shqiptarë do të kalojnë sërish një tjetër natë rrugëve në pritje dhe në mënyrë sfilitëse pranë automjeteve të tyre. Në fakt Greqia i qendron të njëjtit vendim i cili nënvizonte se asnjë qytetar nuk do të hyjë në orët e natës.

Kufiri pritet të hapet sërish nesër në orën 06:00 të mëngjesit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet