Koronavirusi/ Serbia kërkon test të detyrueshëm negativ për të huajt nga vendet fqinje

Bota
Koronavirusi/ Serbia kërkon test të detyrueshëm negativ për

Qeveria serbe kanë vendosur t’i detyrojnë shtetasit e huaj nga katër vendet fqinje, të cilët dëshirojnë të hyjnë në Serbi, të paraqesin një test negativ për COVID-19.

“Qytetarët e huaj, të cilët dëshirojnë të hyjnë në vendin tonë nga Kroacia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Bullgaria, duhet të kenë një provë negative jo më të vjetër se 48 orë”, tha në televizionin kombëtar (RTS), Darija Kisic Tepavceviç, anëtare e Ekipit për Krizën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo masë hyn në fuqi të shtunën dhe nuk prek shtetasit serbë, të cilët kthehen në vendin e tyre nga këto katër vende fqinje”, shtoi ajo.

Sipas Tepavcevic, vendimi u mor pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike.

ME TE LEXUARAT