Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kërcet arma në Bulqizë, një person qëllon përpara një banese

Familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri të dyshuar automatik para banesës së tyre.

Burime bëjnë me dije se ngjarja është raportuar nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë.

Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është e tmerruar. Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ai ka njoftuar policinë e Bulqizës, e cila është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet