Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Kaosi në kufi, ministrja Xhaçka dhe Haki Çako nisen drejt Kakavijës

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka dhe drejtori i AKMC janë nisur me urgjencë drejt Kakavijës për t’i dhënë një zgjidhje situatës kaotike në pikën kufitare ku mijëra makina presin të kalojnë drejt Greqisë. Për rreth 90 minuta do të jenë në doganë, ku pritet të takohen me drejtes të pushtetit vendor dhe policisë.

Në pikën kufitare të Kakavijës, është krijuar një radhë kilometrike me automjete pasi autoritetet greke vendosën të bëjnë tamponimin e qytetarëve që kalojnë në kufi. Ndërkohë, policia e ka dënuar një efektiv duke e konsideruar shkelje të rëndë, ndërkohë që ka filluar të rritet lëvizja pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet ndaj Covidit.

Ndërkohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se: “Është vënë në kontakt të menjëhershëm me palën greke dhe fillimisht u bë i mundur shtimi i testimeve të kryera në pikat kufitare prej 200 testimesh në orë, ndërsa në këto momente është arritur të realizohen 330 testime në orë. Testimi vazhdon pa ndërprerje, për të gjithë qytetarët që kërkojnë të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Ndërkohë, nga autoritetet greke na është premtuar shtimi i metejshëm i kapaciteteve testuese në oret në vijim.

Po ashtu, jemi në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjenosanitare.

Ne vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me palën greke dhe shpresojmë që situata të shkojë drejt një zgjidhje sa më të shpejtë.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet