Kaosi në Kakavijë/ Lleshaj: Po i kërkojmë Greqisë që të përshpejtojë procedurat e testimit

Aktualitet
Kaosi në Kakavijë/ Lleshaj: Po i kërkojmë Greqisë

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka bërë me dije se po bëhen përpjekje me palën greke që të përshpejtohen procedurat për testimin dhe reduktimin e kohës së pritjeve në kufi.

Në reagimin tij, Lleshaj u bën apel qytetarëve që të informohet për gjendjen e pikave të kalimit kufitar në Greqi përpara se të nisen, për të shmangur radhët e gjata e për të mos e agravuar më tepër situatën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Procedurat e reja të testimit për Covid-19 në kufirin shqiptaro-grek kanë krijuar radhë të gjata bashkë me problemet e pashmangshme shoqëruese. Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht për të menaxhuar situatën e vështirë të krijuar.

Në bashkëpunim me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme po bëhen përpjekje për të kërkuar para autoriteteve greke gjetjen e mundësive për përshpejtimin e procedurave të testimit dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi. Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetareve që të informohen për gjendjen në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë përpara se të ndërmarrin udhëtim drejt tyre, me qëllim që të shmangen sa të jetë e mundur pritjet e gjata në kushtet e temperaturave të larta", tha Lleshaj.

ME TE LEXUARAT