Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë shqiptare i japin 20 ditë kohë

Kosovë&Rajon
Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re, partitë

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tashmë i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së, njëherë udhëheqësit të koalicionit “Mundemi” Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë Zaev i duhet zyrtarisht të nisë bisedimet me partitë shqiptare për të arritur votat e duhura për formimin e qeverisë.

Sot në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti kishte ftuar për takim të përbashkët liderët e partive shqiptare.

Por ky takim do të rezultojë i pasukseshëm, pasi që nuk do të shkojnë liderët e partive politike shqiptare.

Kryetarët e ASH, Alternativa dhe Lëvizja BESA kanë konfirmuar se nuk do të marrin pjesë, por nuk dihet se a do të jetë kreu i PDSH-së, përcjell INA.

Në letrën drejtuar Ahmetit, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi si partner të koalicionit ASH-AAA kanë theksuar se parimisht janë dakord për një takim të tillë për koordinim të qëndrimeve të partive shqiptare, por kërkuan të saktësohet rendi i ditës dhe takimi të shtyhet për ndonjë ditë tjetër pas 17 korrikut.

“Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptar… do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi një ide më të qartë, për arsyen organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare”, nënvizohet në letrën e krerëve të ASH- AAA.

ME TE LEXUARAT