Tensionet Turqi-Greqi/ Erdogan nis bisedimet me Merkel-in

Bota
Tensionet Turqi-Greqi/ Erdogan nis bisedimet me Merkel-in

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se ai do të flasë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel, në lidhje me mosmarrëveshjet e fundit me Greqinë.

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë përshkallëzua, pasi Ankaraja rifilloi kërkimet për gaz dhe naftë jashtë ishullit grek Kastellorizo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Turqia dërgoi anijen kërkimore Oruc Reis të shoqëruar nga anijet ushtarake, duke bërë që Greqia të dërgonte anijet e veta në zonë për të monitoruar punën e Turqisë.

Erdogan tha gjatë një takimi të partisë së tij se ai dëshironte që kriza të zgjidhet “përmes dialogut dhe negociatave”, duke akuzuar Athinën për “mungesë vullneti” për të gjetur një zgjidhje, raporton AFP.

“Ne gjithmonë kemi kërkuar një zgjidhje në tryezë për problemet me Greqinë. Ne nuk duam të shkelim të drejtat e të tjerëve, por nuk do të lejojmë që një vend tjetër të shkelë të drejtat tona”, tha ai.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të mërkurën se Franca do të forcojë praninë e saj ushtarake në rajon përmes bashkëpunimit me partnerët evropianë, përfshirë Greqinë.

Bisedimet e Erdoganit me Merkel dhe Michel, do të ndodhin përpara një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE të premten, ku do të diskutohet kriza mes Turqisë dhe Greqisë.

ME TE LEXUARAT