Shkon në 7 numri i të arrestuarve për ngjarjen në Tushemisht, ndalohen në Tiranë 2 të kërkuarit

Aktualitet
Shkon në 7 numri i të arrestuarve për ngjarjen në

Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tushemisht disa ditë më parë, ku u sulmuan me armë hoteli “Voloreka” si dhe makinat e parkuara në oborrin e tij, janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë që mendohet të kenë lidhje me ngjarjen.

Mësohet se të arrestuarit janë Meardi Berberi dhe Anterio Kaloshi, ndërsa me ta, shkon në 7 numri i personave të ndaluar për këtë ngjarje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pronari i hotelit, Jetmir Muçollari ka deklaruar se brenda 7 ditësh i janë bërë dy atentate në biznesin e tij, ndërsa ka përmendur edhe emra të disa personave për të cilët ai ishte i bindur që janë të përfshirë në ngjarjet.

Të arrestuar deri tani ishin Ilir Berberi, Ilir Meçolli, 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq, Elvir Haxhia, 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq, Mariglen Topuzi u arrestua menjëherë pas ngjarjes.

Ilir Berberi, i cili është një person me rrezikshmëri të lartë, pasi dyshohet dhe për ngjarje të tjera kriminale që kanë ndodhur në Pogradec, mendohet sipas policisë që të jetë dhe organizatori i këtij sulmi me armë, ndaj hotelit që është në pronësi të shtetasit Jetmir Muçllari.

Më herët Berberi ka qënë i dënuar për vjedhje, gjobëvënie dhe armëmbajtje pa leje. I hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit të Pogradecit Agron Gjyrezit.

ME TE LEXUARAT