Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Po trajtohet me respirator, Covid-19 i merr jetën një ministri

Ministri për Çështjet e Veteranëve në Federatën e Bosnjes-Hercegovinës, Sallko Bukvareviq, ka vdekur të mërkurën pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, meqë ditë më parë kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës. Nga dita e hënë ai ka qenë duke u trajtuar me respirator. Bukvareviq, 53-vjeçar, ka qenë ministër në Bosnje-Hercegovinë nga viti 2015.

Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve shëndetësore, prej konfirmimit të rasteve të para me koronavirus atje, deri më tani janë infektuar më shumë se 11,000 persona.

Prej tyre, 305 kanë vdekur.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet