Në mesnatë mbyllen Kakavija e Kapshtica, radhë të gjata në dy pikat kufitare

Aktualitet

Mesnaten e sotme mbyllen dy pikat kufitare tokesore mes Shqiperise dhe Greqise ne Kakavije dhe Kapshtice

Situata nuk duket aspak e mirë në Kakavijë ku janë të shumtë qytetarët që presin në radhë për të kaluar kufirin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Siç duket në pamjet e publikuara nga Top Channel, radha është e gjatë ndërsa qytetarët tashmë të lodhur, dhe kur mbeten edhe 3 orë nga mbyllja e kufirit, i bien borive të mërzitur.

Përveç dyndjes së njëkohshme shkaku i radhës kilometrike lidhet edhe me kufizimet në sportele që pala greke ka vendosur.

Aktualisht është duke u punuar me një deri në dy sportele, të cilat paraprihen nga një ekip shëndetësor, i cili kryen testime me përzgjedhje për qytetarët që kalojnë kufirin.

ME TE LEXUARAT