Me shpejtësi të lartë, makina përplaset me murin anësor në Pogradec-Tiranë dhe shpërthen në flakë

Aktualitet
Me shpejtësi të lartë, makina përplaset me murin anësor

POGRADEC

Digjet totalisht një mjet në aksin nacional Pogradec-Tiranë, në afërsi të fshatit Hudenisht.

Nga informacionet paraprake mësohet se mjeti ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti, ndërsa burime nga policia bëjnë me dije se ka marrë flakë aksidentalisht.

Ngjarja ka ndodhur në aksin kryesor çka ka krijuar edhe trafik të mjeteve.

Duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raportohet se dinamika e aksidentit ka qenë e tillë: mjeti me shpejtësi të madhe ka devijuar duke u përplasur me murin anësor të aksit nacional dhe më pas makina është përfshirë nga flakët pasi ka qenë e pajisur me bombël gazi.

ME TE LEXUARAT