Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Juventus kërkon të heqë Ronaldon, ia ofron Barcelonës

Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelona teksa Juventus kërkon t’i ulë ndjeshëm rrogën.

Duke qenë se kampionët e Serie A, janë goditur fort nga pandemia e Coronavirus, klubi po kërkon “të heqë qafe” Ronaldon pas kontratës me shifra stratosferike.

Gazetari spanjoll Guillem Blague shprehet se Juventus ka kontaktuar Barcelonën nëse kërkon shërbimet e portugezit.

Ronaldo u shpall golashënuesi më i mirë i bardhë-e-zinjve me 35 gola në sezon.

Megjithatë ekzistojnë dhe zërat se CR7 mund të transferohet tek Paris SG, si e vetmja zgjidhje që mund të paguajë paratë për të.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet