Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Gjendet i pajetë roja i pallatit në Tiranë, dyshohet se ka rënë nga lartësia

TIRANË- Roja i një pallati në ndërtim është gjetur i pajetë në sheshpushimin e katit të dytë në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:24, ku roja i pallatit i identifikuar me iniciale N.B., rreth moshës 50 vjeç, dyshohet se mund të ketë rënë nga lartësia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet