Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Foto/ Shtëpia milionere e Hamilton kthehet në shqetësim për fqinjët e tij

Gjashtë herë kampioni i Formula 1 ka disa probleme me fqinjët në Kensingotn, në zonën perëndimore të Londrës. Në shtëpinë e blerë në 2017-ën me vlerë 20 milionë euro, në fakt, ai nuk po arrin bëjë punime në kopshtin e tij.

Një vilë me 4 kate në të cilën Leëis nuk ka jetuar kurrë, por që kërkon ta zgjerojë: “Sigurisht nuk e ka të nevojshme të ndërtojë diçka në kopshtin e tij”, ka thënë një fqinj për The Sun.

“Nëse pronari transferohet këtu, do të jetë padyshim një vend festash, për shkak të stilit të jetës që ka”.

Në fakt, hapësira nuk i mungon banesës së ndërtuar nga arkitekti i famshëm Smuel Johnson në 1860-ën:
Katër salla pritje me dy banja të mëdha, gjashtë dhoma gjumi, një sallë ndenje gjigante me oxhak, një kuzhinë profesionale dhe kopshtin 18 metra katrorë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet