Ankesa e Trump për flokët/ Ndryshon rregulloren për kokat e dushit

Bota
Ankesa e Trump për flokët/ Ndryshon rregulloren për kokat e

Qeveria amerikane ka propozuar që të ndryshohet rregullorja për kokat e dushit në SHBA, duke lejuar më shumë ujë që të rrjedhë prej tyre. Kjo vjen pas ankesës së presidentit Donald Trump për flokët e tij.

Sipas një ligji të vitit 1992, kokat e dushit në SHBA nuk lejohen të prodhojnë më shumë se 9.5 litra ujë për minutë. Administrata e Trump dëshiron që ky rregull të aplikohet për çdo vrimë, jo për kokën në përgjithësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Grupet e konsumatorëve dhe konservuesve thonë se kjo është e panevojshme dhe do të çojë dëm ujin. Ndryshimet u propozuan nga Departamenti i Energjisë të mërkurën pas ankesave të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë gjatë muajit të kaluar.

“Ti do të bësh një dush, por uji nuk del. Dëshiron të lash duart, uji nuk del. Pra, çfarë bën ti? Thjesht qëndron më gjatë atje ose bën dush më gjatë. Sepse flokët e mi- nuk e di për ju, por duhet të jenë perfekt. Perfekt,” tha ai.

Andrew deLaski nga grupi i ruajtjes së energjisë ASAP, tha se propozimi nuk ka kuptim. Ai tha se nëse kjo sasi uji del vetëm nga një vrimë, presioni do ju nxjerrë nga banjoja.

Propozimi mund të përballet me beteja gjyqësore nëse avancon, raporton Reuters.

ME TE LEXUARAT