Shqipëria mbështet ShBA për Nismën e Rrjetit të Pastër, Yuri Kim: Krenare! Vendim i rëndësishëm dhe strategjik

Politikë
Shqipëria mbështet ShBA për Nismën e Rrjetit të

Ambasadorja e ShBA në vendin tonë, Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë për përkrahjen që i bën Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nismën e Rrjetit të Pastër.

Me anë të një statusi në Twitter shkroi se është krenare dhe e konsideron një vendim të rëndësishëm e strategjik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Krenare që shoh Shqipërinë dhe të tjerë që i bashkohen Shteteve të Bashkuara në Nismën e Rrjetit të Pastër për të mbrojtur rrjetet e tyre 5G nga tregtarët e pabesueshëm. Është në vendim stratgegjik dhe i rëndësishëm për të mbrojtur infrastrukturën kritike”.

Reagimi i Kim erdhi pas postimit të Taulant Ballës në rrjete sociale, i cili tha se Shqipëria e mbështet këtë nismë pasi rrjeti 5G ndihmon në mbrojtjen e privatësisë të secilit përdorues të internetit.

Postimi i Taulant Ballës:

Shqipëria përkrah SHBA në Nismën e Rrjetit të Pastër. Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës.

Rrjeti i Pastër është i rrënjosur në standardet e teknologjisë digjitale të besueshme, të pranuara ndërkombëtarisht dhe është një reflektim i angazhimit tonë për një internet global të hapur, ndërveprues dhe të sigurtë, bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Kjo përpjekje paraqet implementimin e një strategjie të qëndrueshme shumëvjeçare, gjithëpërfshirëse, të ndërtuar mbi një koalicion partnerësh të besuar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bashkuar në Rrjetin e Pastër nga më shumë se tridhjetë Vende të Pastra me orjentim të njëjtë dhe të cilët kanë kryer mbrojtjen e rrjeteve të tyre 5G nga shitësit e pabesueshëm dhe transportuesit e konunikimit digjital.

ME TE LEXUARAT