Rezultoi pozitiv me koronavirus, humb jetën një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla

Aktualitet
Rezultoi pozitiv me koronavirus, humb jetën një nga pionierët e

Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Papanikolla ishte i njohur me pseudonimin siç e thirrnin të gjithë kolegët “Daja”.

Ai i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri, i cili së bashku me Talat Agollin hodhën themelet e këtij arti duke realizuar shfaqje të shumta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai dha një kontribut të madh si mësues në Studion e parë të fëmijëve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti. Kosta Papanikollaka qenë udhëheqës artistik në shfaqjen e parë "Shpërthimore rinore". Eshtë dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension ai ishte pjësëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi.

Kosta Papanikolla lindi në Elbasan më 11.05.1932. Ai u aktivizua dhe debutoi në disa profile të cirkut duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, numra si prestigjator etj. Ka kryer specializimi njëvjeçar në Kinë në vitet 1975-1976. Ka kryer arsimin e lartë profesional në Institutin e Kulturës fizike “Vojo Kushi”.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut. Në vitin 1959 me në krye të madhin Telat Agolli u realizua një shfaqje të plotë cirku të titulluar “Shkopi Magjik” duke e kthyer këtë moment edhe me krijimin zyrtarisht të Cirkut Shqiptar, një pjesë e rëndësishme dhe me vlerë e kulturës dhe artit tonë kombëtar.

Pas vitit 1990 ai u vendos me familjen në qytetin e Udinës në Itali. Mediat italiane kanë shkruar për lajmin e ndarjes nga jeta të pionierit të Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla.

ME TE LEXUARAT