Fëmijët vuajnë nga trauma pas shpërthimit në Bejrut, kanë frikë nga ngjyra e kuqe

Bota
Fëmijët vuajnë nga trauma pas shpërthimit në Bejrut,

Kur shpërthimi i madh ndodhi në Beirut javën e kaluar, ajo shkatërroi gjithccka. Një 3-vjeçari Abed ishte duke luajtur me blloqet e tij Lego, teksa dritarja në afërsi të tij shpërthen dhe bëhet copë. Ai pësoi një dëmtim të kokës dhe prerje në krahë dhe këmbë, ku më pas u dërgua me emergjensë në spital dhe qëndroi për orë të tëra me shumë njerëz të gjakosur, në të njëjtën dhomë.

Që nga ajo ditë Abedi nuk ka qenë i njëjtë, shprehet e ëma e tij. Por jo vetëm, mijra fëmijë të tjerë po luftojnë me tramuat e tyre, ndërkohë që protestat vazhdojnë në Bejrut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Kur arrita në spital, e gjeta të ulur në një qoshe në dhomën e urgjencës, duke u dridhur para personave të plagosur rëndë rreth tij, të cilve I pikonte gjaku kudo," tha nëna e tij, Hiba Achi, e cila ishte në punë kur ndodhi shpërthimi dhe e kishte lënë djalin nën kujdesin e gjyshes së tij.

"Ai e urren të kuqen tani. Nuk pranon të veshë më këpucët e tij të kuqe, "tha Achi, duke shtuar se Abed insiston që ajo t'i lajë ato.

Shpërthimi masiv me 3,000 ton nitrat amoniaku në portin e Bejrutit vrau më shumë se 170 njerëz, e plagosi rreth 6.000 të tjerë dhe shkaktoi dëme të panumërta. Agjensia e fëmijëve UN.NICE e UNICEF tha që tre fëmijë ishin midis të vdekurve dhe të paktën 31 u lënduan seriozisht për të pasur nevojë për trajtim në spital.

Rreth 100,000 fëmijë ishin shpërngulur nga shtëpitë e tyre sipas Save the Children, ndonëse shumë prej tyre vazhdojnë të jenë të traumatizuar.K.K/LajmiFundit.al

ME TE LEXUARAT