E vërteta tronditëse që fshihet pas kësaj fotoje të lumtur familjare

Showbiz
E vërteta tronditëse që fshihet pas kësaj fotoje të

Fotoja familjare për 70-vjetorin e Princit të Uellsit me familjen e tij ka qenë një makth i vërtetë. Ky pretendim tronditës ngrihet në librin “Finding freedom”, ku flitet për marrëdhëniet e tendosura të Sussexes me familjen mbretërore që çuan në Megxit.

Fotografia e publikuar në vitin 2018 tregonte trashëgimtarin e fronit të ulur në një stol me Princin George në prehër, Dukeshën e Cornwall dhe Princeshën Charlotte pranë tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prapa tij ishin Princi William dhe Kate, me dukeshën që mbante në krahë Princin Louis dhe Harry me Meghan.

Një burim pranë familjes tha se ishte e vështirë të realizohej fotoja pasi as William dhe as Harry nuk bënë shumë përpjekje për të qenë të disponueshëm.

Askush nuk ishte i lumtur për realizimin e fotos, edhe pse aty duken sikur të gjithë janë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër Meghan ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me vjehrrin dhe gjithnjë e ka konsideruar atë si një baba.

Autorët Omid Scobie dhe Carolyn Durand japin tregime shumë të hollësishme për momentet intime dhe mendimet e brendshme të çiftit, por Duka dhe Dukesha e Sussex pretendojnë se ata nuk u intervistuan dhe nuk kontribuuan në libër.

Libri zbulon gjithashtu se Meghan e kishte diskutuar divorcin e saj me Kryepeshkopin e Canterbury, Justin Welby para dasmës me Harry-n. (burimi: Gazeta Shqip)

ME TE LEXUARAT