Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Aksident tragjik në Kukës/ U nis me helikopter drejt Tiranës, ndërron jetë i riu

I riu që u përfshi në aksidentin automobilistik në Kukës dhe u nis me helikopter drejt Tiranës pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë, ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga.

Pak minuta pas ngjarjes, policia bëri me dije se njëri prej qytetarëve që udhëtonte në mjet kishte humbur jetën ndërsa dy të tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal të Kukësit. I mbijetuari i vetëm ngjarja ndodhet ende në spitalin e Kukësit ku po merr trajtim mjekësor, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/informacion paraprak. Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.

Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjeksore. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet