Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

6 makina luksoze në shtëpi, kush është politikani shqiptar i fiksuar pas markës së preferuar

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët publikë në Kosovë në vitin 2020.

Natyrisht, vëmendja e gjithsecilit shkon te deklarimi i Behgjet Pacollit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme që konsiderohet si njëri ndër personat më të pasur në trojet shqiptare, shkruan Lajmi.net.

Në AKK ai i ka deklaruar gjashtë vetura të tipit “Mercedes” të vlerave të ndryshme, por gjithsesi super-luksoze. Dy nga veturat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurove, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.

Të gjitha këto vetura janë të deklaruara në emër të Pacollit dhe prejardhja e pasurisë është deklaruar se ka ardhur nga jashtë Kosovës.

Përveç kësaj, si çdo vit tjetër Pacolli ka deklaruar edhe avionin e tij privat, i cili kap vlerën e 9 milionë e 900 mijë eurove.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet