Vrasjet e fundit në Elbasan/ Aksion blic në Peqin, RENEA hyn nëpër banesa

Aktualitet
Vrasjet e fundit në Elbasan/ Aksion blic në Peqin, RENEA hyn

Forcat RENEA kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një aksion të befasishëm në Elbasan dhe Peqin. Mendohet që aksioni vjen pas ngjarjeve të rënda që kanë tronditur vendin si vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të cilët humbën jetën brenda pak ditësh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Informacionet paraprake thonë se kontrollohet po zhvillohen edhe nëpër shtëpi. Tre ditë më parë, policia deklaroi se ka zbardhur vrasjen e të riut Regis Runaj në qytetin e Elbasanit, dhe ka arrestuar dy autorët e dyshuar për ngjarjen.

Dy të rinjtë 29 dhe 23-vjeç, dyshohet se kanë ndihmuar dhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit, e ndodhur po në javët e fundit në Elbasan. Nga burimet mësohet se dy personat që janë arrestuar janë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, të cilët masakruan me thika Runajn, pasi kishin konsumuar drogë së bashku, dhe më pas e kanë vrarë.

ME TE LEXUARAT