Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Tiranë/ Kamioni përplas motoçikletën, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Ndërron jetë në spital 50-vjeçari, i cili mbeti i plagosur ditën e djeshme nga aksidenti në aksin rrugor Vorë-Rinas. 50-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë kur është përplasur nga një kamion.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa 50-vjeçari H.T., si pasojë e plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë dhe ndërroi jetën në spital.

Policia arrestoi drejtuesin e kamionit A.N., 34 vjeç, i cili pasditen e djeshme aksidentoi për vdekje drejtuesin e motoçikletës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet