Sekuestrohen 10 mijë maska në portin e Ankonës, policia italiane: Dyshohet se vinin nga Shqipëria

Aktualitet
Sekuestrohen 10 mijë maska në portin e Ankonës, policia italiane:

Dhjetë mijë maska që dyshohet të jenë prodhuar në vendin tonë​​ janë sekuestruara në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza.

Sipas mediave italiane, maskat prej filtri pëlhure janë sekuestruar pasi nuk kishin etiketën e origjinës, ndërsa vinin nga Shqipëria. Me një vlerë rreth 10 mijë e 250 euro ato do të shiteshin kontabandë duke mashtruar konsumatorët.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për këtë mall nuk u tregua vendi i origjinës dhe kishin një paketim tërësisht në italisht, por dyshohet se vinin nga Shqipëria. Mashtrimi për origjinën e mallit shkaktoi konfiskimin administrativ”, njoftoi policia italiane.

ME TE LEXUARAT