Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Pozon në zonën e rrezikshme me barkun te goja, çfarë do t’i tregojë botës Arbana Osmani

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka nisur pushimet verore dhe nuk i ka ndalur pozat nga plazhet e Shqipërisë. Së fundmi, ka postuar një imazh ku shfaqet duke qëndruar në një zonë të rrezikshme. Edhe pse përpiqet të fshehë barkun e rrumbullakosur me kapele, duket qartë se ka shtuar kilogramë nga shtatzënia.

Qëllimi i imazhit, të cilin edhe e bëri publik duket se e kishte vetëm që t’i tregonte të gjithëve se është person që merr përsipër rreziqe. Nuk kanë munguar komentet ku ndjekësit kërkojnë të dinë përse e fsheh gjithmonë barkun.

Ndërsa të tjerë i thonë që të bëjë kujdes për fëmijën.

“O Arbana mos rreziko jeten tende dhe te femis per nje foto je shum shum e mir te simpatizoj shum prandaj po te them ki kujdes te uroj shtatzani te mbar”, shkroi një komentues.

Kujtojmë se Arbana ka nisur bashkëjetesën me regjizorin Eduart Grishajn, i cili do të bëhet baba për herë të parë. Ndërsa moderatorja do të bëhet nënë për herë të dytë pasi gëzon edhe një fëmijë tjetër nga martesa e mëparshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet