Njëri për dhunë në familje, tjetri për vjedhje. Dy vlonjatë përfundojnë në pranga

Aktualitet
Njëri për dhunë në familje, tjetri për vjedhje. Dy

Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve në kërkim për vjedhje dhe për dhunë në familje.

Përkatësisht shtetasi G. V., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, për të cilën Gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu u ndalua edhe shtetasi F. Ç., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”, për të cilën Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burg.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT