Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Ndoti ajrin me një furrë për prodhimin e gëlqeres, procedohet 49-vjeçari në Krujë

Policia e Krujës vijon operacionet kundër krimeve mjedisore.

Në vijim të kontrolleve, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasin:

L. P., 49 vjeç, banues në fshatin Burizanë, Krujë, pasi në vendin e quajtur “Krastë”, Krujë, u konstatua duke djegur një furrë për prodhimin e gëlqeres, duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet