Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

U dërgua për kurim në Turqi? Reagon Erion Veliaj: Si qendron e vërteta

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, nuk është dërguar për kurim jashtë vendit, ashtu siç kanë raportuar disa media paraditen e sotme. Në një komunikim, Veliaj është shprehur se gjendja e tij është drejt shërimit të plotë, dhe nuk ka asnjë të vërtetë se ka pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.

Kryebashkiaku ndodhet në shtëpinë e tij, në pritje të testit të dytë, që bëhet për të kuptuar nëse është shëruar plotësisht nga Covid 19, pasi i pari i ka dalë negativ. Ndërkohë që në këto ditë kur ka qenë i detyruar që të qendrojë në shtëpi, Veliaj ka vijuar punën online me stafin e ngushtë të Bashkisë, ku ka ndarë edhe detyrat.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, është shprehur Veliaj, ndërkohë që për të faktuar vendodhjen e tij, ai ka shpërndarë dhe lokation, nga aplikacioni i whatsupp, të cilin Faxweb.al e disponon.

Veliaj e njoftoi faktin se ishte prekur nga Covid 19 në një postim në rrjetet sociale në datën 28 Korrik, pra rreth dy javë më parë. Fatmirësisht kreu i Bashkisë e ka kaluar këtë virus pa pasoja të rënda në shëndetin e tij dhe të familjes.

”Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”, ishte apeli i Veliajt për qytetarët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet