Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Shërohet nga koronavirusi deputeti, Ralf Gjoni: Larg panikut, larg lajmeve të rreme, kujdes maksimal

Deputeti i opozitës parlametare Ralf Gjoni, pas dy javësh i vetëizoluar për shkak të infektimit me koronavirus, ka rezultuar negativ në testin e fundit.

Gjoni ka njoftuar me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ se mbrëmjen e djeshme i është konfirmuar se ka dalë negativ në testin bërë. Ai u shpreh gjithashtu se të rinjtë po tregohen të pakujdesshëm, duke u bërë thirrje që njerëzit të zbatojnë rregullat e vendosura nga ministria e Shëndetësisë, për t’u ruajtur nga Covid19.

Postimi i plotë:

Përshëndetje miq

Mbrëmë më kanë konfirmuar rezultatin negativ të testit pas dy javësh me Covid 19.

Ndjehem shumë mirë dhe gati për rikthim në normalitet.

Falenderoj Zotin për bekimet e Tij të panumërta si dhe mjekët, farmacisten time, miqtë e fqinjët që më mbështetën gjatë kësaj periudhe izolimi.

Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth

80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikuar falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojnë lart e poshtë.

Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, POR ama kujdes maksimal brenda kufijve të llogjikës së shëndoshë njerëzore.

Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdesshëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se Covid 19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ia transmetojnë atë të moshuarve që kanë në shtëpi.

Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojnë me komplikacione.

Dhe në kushtet e një vendi si Shqipëria me sistem shëndetësor modest, kujdesi ynë ndaj të tjerëve do ishte një ndihmë e madhe për ekipet mjekësore te tejngarkuara prej rasteve të rënduara nëpër spitale.

Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi:

Mos frekuentoni ambjente të mbyllura publike pa maskë.

Lani duart sa më shpesh.

Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërisht me të moshuarit.

Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperaturë e lehtë, dhimbje koke, gricje fyti, ethe, frymëmarrje të vështirësuar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/shijes apo çdo shenjë tjetër gripale, duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet