Nxjerr 'zbuluar' Bashkinë e Durrësit, PD: Këshilli u mblodh vetëm pas denoncimit të Bashës

Politikë

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës zyrtare të Bashkisë së Durrësit, e cila përgënjeshtroi Lulzim Bashën në lidhje me kryefamiljarin Kadri Barruku, i cili pretendonte se nuk kishte marrë bonus qeraje dhe kishte ngelur pa shtëpi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së në Durrës, Ferdinand Xhaferaj shkruan se Këshilli Bashkiak i Durrësit është mbledhur me urgjencë vetëm pas denoncimit të Bashës. Në dokumentin e postuar nga Bashkia e Durrësit shkruhet se vendimi për rindërtimin e shtëpisë së qytetarit Barruku është dhënë ditën e sotme, me datë 10.08.2020.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Sot, pas denoncimeve të Kryetarit të PD z. Lulzim Basha dhe qytetarëve të pastrehë që prej 26 Nëntorit të Manzës, u mblodh me urgjencë Këshilli Bashkiak i Durrësit për të miratuar grantet për rindertim. Kjo mbledhje dhe vendimi shoqërues vijnë pas plot 9 muajsh pritje të qytetarëve të cilët vazhdojnë të jenë të strehuar në çadra. Tërmeti ishte një fatkeqësi, por fakti se me qindra qytetarë vazhdojnë të ndjejnë pasojat është një zgjedhje e qeverisë Rama.

Bashkia e Gjushit ka zgjedhur të mos punojë për qytetarët, por për oligarkët dhe ka zgjedhur të bëjë korrupsion e jo rindërtim. Sot u duk qartë se qytetarët e shohin zgjidhjen vetëm tek Partia Demokratike, Kryetari i së cilës bëri të pamundurën… Këshilli Bashkiak u mblodh për të marrë një vendim që për herë të parë nuk dëmton edhe më shumë qytetarët e rrënuar", shkruan Xhaferaj.

ME TE LEXUARAT