Kosovë/ “Skenari A, B dhe C”, Ministria e Arsimit shpalos opsionet për rifillimin e vitit të ri shkollor

Kosovë&Rajon
Kosovë/ “Skenari A, B dhe C”, Ministria e Arsimit shpalos

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/21. Në një komunikatë për media thuhet se organizimi i mësimit është paparaparë për të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë.

Për rihapjen e institucioneve edukativo-arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID-19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-së, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie. Në skenarin A është paraparë kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese. Në skenarin B është paraparë kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi, teksa në skenarin C është paraparë E-mësimi. MASH ka bërë të ditur se janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor

Kjo është komunikata e plotë: MASH është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021. Organizimi i mësimit është paparaparë për të gjitha nivelet e arsimit në Republikën e Kosovës.

Për rihapjen e institucioneve edukativo-arsimore, gjatë hartimit të Udhëzuesit të përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID 19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, WFP-se, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në Udhëzuesin e përgjithshëm, përveç tjerash janë përcaktuar edhe skenarët për organizimin e mësimit në kushte pandemie. Në skenarin A është parapare kthimi në shkolla apo mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkolla, me masa parandaluese. Në skenarin B është parapare kthimi i pjesshëm në shkolla apo mësimi i kombinuar-prezencë në shkolla dhe E-mësimi. Në skenarin C është paraparë E-mësimi.

MASH deri më tani ka përgatitur Udhëzuesin e përgjithshëm, rishikimin e udhëzuesve për metodologji dhe për vlerësim, planin për përgatitjen dhe ofrimin e E-mësimit, si dhe planin në të cilin janë përcaktuar hapat e veprimit dhe planifikimit buxhetor. Po ashtu, janë duke u bërë përgatitjet për shpërndarjen e teksteve shkollore për ketë vit shkollor.

MASH, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, DKA-të ka nxjerrë udhëzimet e qarta për shkallën e rrezikshmërisë për tre skenarët. Ministri i Arsimit, Ramë Likaj është në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e ambasadave të shteteve partnere dhe donatorë të shumtë, të cilët e kanë mbështet dhe e mbështesin arsimin në Kosovë.

Ministri Likaj, së bashku me akterët e institucionit që drejton, është i përkushtuar maksimalisht në ruajtjen e shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të institucioneve edukativo-arsimore.

ME TE LEXUARAT