Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Humbi betejën me koronavirusin, ndërron jetë pedagogu i Universitetit Politeknik

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.

Pas intubimit në spitalin Covid, 47 vjeçari është ndarë nga jeta. Qerimi ishte një profesor inxhinierie në Universitetin Politeknik.

Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit dhe miqtë e tij në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Klement Qerimi doli në media pas tërmetit të 26 nëntorit, ku fatkeqësisht përveç shkatërrimit të banesës, humbi edhe shikimin.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet